Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Dashnorja e këngëtarit Jagger u gjet e vdekur


L'Wren Scott dhe Mick Jagger

L'Wren Scott dhe Mick Jagger

Zyrtarët në Qytetin e Nju Jorkut thonë se 47 vjeçarja L’Wren Scott, dashnorja e këngëtarit Mick Jagger, është gjetur sot e vdekur në banesën e saj në Nju Jork.

Zyrtarët kanë thënë se hetimet fillestare sugjerojnë se ajo ka bërë vetëvrasje.

Ajo me shtetësi ishte amerikane dhe me profesion stiliste e modës.

Një zëdhënës i zotit Jagger tha se këngëtari ishte “krejtësisht i shokuar dhe i shkatërruar” nga lajmi për vdekjen e dashnores së tij.

L’Wren Scott dhe Mick Jagger raportohet se janë së bashku për më tepër se një dekadë.

Mick Jagger, 70 vjeçar, aktualisht gjendet në turne në Australi me grupin e tij Rolling Stones.
XS
SM
MD
LG