Ndërlidhjet

Rusi: Putin e ka nënshkruar njohjen e Krimesë si shtet i pavarur


Vladimir Putin
Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një urdhër me të cilin njihet rajoni i Krimesë në Ukrainë si shtet i pavarur dhe sovran.

Agjencitë ruse të lajmeve, duke u bazuar në Shërbimin për shtyp të Kremlinit, raportojnë se këtë urdhër Putini e ka nënshkruar sot.

Kjo lëvizje u bë pasi parlamenti rajonal i Krimesë sot e ka shpallur pavarësinë nga Ukraina dhe formalisht ka kërkuar t’i bashkangjitet Federatës Ruse.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian konsiderojnë se, sipas ligjeve të Ukrainës dhe së drejtës ndërkombëtare, referendumi është ilegal.
XS
SM
MD
LG