Ndërlidhjet

Turchynov: Rusia i kërcënohet Ukrainës me luftë


Oleksandr Turchynov

Oleksandr Turchynov

Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, sot gjatë një fjalimi në televizion, ka shpjeguar se përse ka urdhëruar mobilizimin e 40 mijë rezervistëve, në përgjigje të okupimit të Krimesë nga Rusia.

Turchynov tha se udhëheqja politike e Rusisë po e “jeton ëndrrën perandorake” dhe po e “kërcënon Ukrainën me luftë të përgjithshme”.

Sipas tij, Kremlini po reagon me “frikë panike” për shkak të kryengritjes popullore me të cilën është përmbysur regjimi i mëparshëm autoritar i Ukrainës.

Turchynov tha se agresioni i Rusisë është i motivuar nga frika për Ukrainën “demokratike dhe prosperuese” dhe se Rusia po dërgon “provokatorë” brenda Ukrainës dhe po i financon “tradhtarët dhe separatistët” për ta ndarë këtë vend.
XS
SM
MD
LG