Ndërlidhjet

logo-print

Japonia vë sanksione ndaj Rusisë


Flamuri i Japonisë - ilustrim

Flamuri i Japonisë - ilustrim

Japonia ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, për shkak të intervenimit të saj në Ukrainë.

Sekretari i kabinetit japonez, Yoshihide Suga, ka thënë se qeveria ngrin të gjitha bisedimet me Rusinë për lehtësimin e vizave, si dhe të gjitha negociatat për marrëveshje të reja për invesime dhe për aktivitete ushtarake.

“Kërkojmë nga Rusia që të respketojë ligjin ndërkombëtar, të respektojë integritetin e Ukrainës dhe të mos shkojë drejt aneksimit të Krimesë”, ka thënë Suga.
XS
SM
MD
LG