Ndërlidhjet

logo-print

Kina nis kërkimet për aeroplanin e zhdukur


Ilustrim

Ilustrim

Kina ka nisur kërkimet për aeroplanin e zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines në territorin e saj.

Kërkimet ndërkombëtare për aeroplanin fokusohen në dy korridore të mëdha: nga Kazakistani në Tajlandë dhe nga Indonezia në jug të Oqeanit Indian.

Aeroplani është zhdukur më 8 mars, me 239 njerëz në bord. Rreth 26 shtete janë të përfshira në kërkime.

Malajzia thotë se aeroplani ka devijuar drejtimin qëllimisht.
XS
SM
MD
LG