Ndërlidhjet

logo-print

Personalitete të artit nderojnë të dashurën e Jaggerit


L'Wren Scott dhe Mick Jagger

L'Wren Scott dhe Mick Jagger

Personalitete botërore të artit kanë nderuar stilisten e modës, L'Wren Scott.

E dashura e këngëtarit të Rolling Stones, Mick Jagger, është gjetur e vdekur të hënën në aparatamentin e saj në Nju Jork.

Modelja Naomi Campbell ka thënë se Scott “ka qenë mishërim i elegancës dhe feminitetit”.

“Kjo është një humbje e tmerrshme dhe tragjike”, ka thënë Madonna.

Aktorja Nicole Kindam, e cila ka qenë mike e Scottit për shumë vjet, ka thënë se është e shokuar me lajmin.

Scott dhe Jagger kanë qenë në lidhje për më shumë se një dekadë.
XS
SM
MD
LG