Ndërlidhjet

Putin bën edhe një hap drejt aneksimit të Krimesë


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka informuar formalisht Parlamentin rus për kërkesën e Krimesë për t’u bërë pjesë e Rusisë.

Ky është hapi i parë legjislativ në drejtim të aneksimit të gadishullit.

Të hënën, Putin ka nënshkruar një urdhër, i cili njeh rajonin e Krimesë së Ukrainës si vend sovran dhe të pavarur.

Zyrtarët krimeanë kanë thënë se 97 për qind e votuesve kanë mbështetur ndarjen nga Ukraina në referendumin e së dielës.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se referendumi është i paligjshëm dhe kanë vënë sanksione, të cilat prekin 21 zyrtarë rusë dhe ukrainas.

Putin do t’i adresohet sot Parlamentit rus në lidhje me Krimenë.
XS
SM
MD
LG