Ndërlidhjet

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë së paku 16 civilë në një treg në provincën Fariab të Afganistanit.

Guvernatori i provincës, Mohammadullah Patash, ka thënë se dhjetëra të tjerë janë plagosur kur sulmuesi ka hedhur veten në erë në hyrje të tregut të populluar.

Abdul Sattar Barez, zëvendësguvernator i provincës Fariab, ka konfirmuar se të gjitha viktimat janë civilë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.
XS
SM
MD
LG