Ndërlidhjet

Rolling Stones anulon koncertin


The Rolling Stones
The Rolling Stones
Rolling Stones kanë anuluar koncertin e parë në turneun në Australi, pas vdekjes së të dashurës së këngëtarit Mick Jagger, L’Wren Scott.

Stilistja e famshme e modës është gjetur e vdekur të hënën në apartamentin e saj në Nju Jork. Ajo dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Bendi britanik është dashur të mbajë koncertin e parë të mërkurën në qytetin Perth.

Ndërkaq, në agjendë ka edhe pesë koncerte të tjera në Australi – i radhës më 25 mars në Sidnej.

Scott dhe Jagger kanë qenë në lidhje për më shumë se një dekadë.
XS
SM
MD
LG