Ndërlidhjet

logo-print

Aktivistët e Greenpeace hyjnë në një central bërthamor


Foto arkivi

Foto arkivi

Grupi mjedisor Greenpeace ka thënë se dhjetëra aktivistë të tij kanë hyrë në një central bërthamor në lindje të Francës, për të nxjerrë në pah sigurinë e pamjaftueshme.

Përmes një deklarate për media, grupi ka thënë se 60 aktivistë nga 14 vende kanë hyrë në centralin që operohet nga firma EDF në Fesenhajm dhe kanë ngritur pano me mbishkrimin “Stop rrezikimit të Evropës”.

Ky central është më i vjetri në Francë.

Aktivistët e Greenpeace i kanë bërë thirrje presidentit francez, Francois Hollande, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, që të angazhohen për gjenerimin e energjisë nga burime alternative, në një samit të BE-së që është paraparë të mbahet të enjten.
XS
SM
MD
LG