Ndërlidhjet

Shpërthim në Mitrovicë, vetëm dëme materiale


Logoja e Policisë së Kosovës
Logoja e Policisë së Kosovës
Në pjesën veriore të Mitrovicës është hedhur një mjet shpërthyes, i cili ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shefi rajonal i policisë së Kosovës, Gjelko Bojiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se incidenti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesi, në rrugën Vllado Qetkoviq.

Ai ka thënë se, sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për bombë dore.

Shpërthimi ka ndodhur pranë rrugës që çon kah spitali i qytetit në veri të Mitrovicës.

Policia ka nisur hetimet për incidentin.
XS
SM
MD
LG