Ndërlidhjet

Policia arreston disa protestues në Prizren


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Kosovës në Prizren ka shoqëruar nëntë persona në stacionin policor, kryesisht aktivistë të organizatave joqeveritare dhe protestues të tjerë.

Tash e dy ditë me radhë, shoqëria civile dhe disa qytetarë të Prizrenit, në mënyrë simbolike, kanë protestuar dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit te Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, pasi që gjykata e ka shpallur fajtor për keqpërdorime dhe korrupsion në këtë komunë.

Policia e Kosovës në Prizren ka thënë se personat janë shoqëruar pasi kanë prishur rendin publik dhe kanë penguar zyrtarët për të hyrë në vendin e tyre të punës.

Hazir Berisha, zëdhënës i policisë në Prizren dhe ka treguar se njeri nga të shoqëruarit është Kastriot Jahaj nga instituti KIPRED.

Drejtuesit e Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, (KIPRED) kanë reaguar duke thënë se hulumtuesi i kësaj organizate është arrestuar sot në Prizren, derisa ka qenë duke prirë kafe.

Ilir Deda drejtor ekzekutiv i KIPRED-it, tha për Radion Evropa e Lirë, se ky lloj i arrestimit dhe i përdorimit të organeve shtetërore është i papranueshëm.

“Sjellja e tillë e organeve shtetërore është indikator i diktaturës policore në Kosovë. Ky është akt thellësisht anti-ligjor dhe anti-demokratik. Është në kundërshtim më të drejtat elementare të njeriut, të cilat garantohen me Kushtetutën e Kosovës, dhe tregon gjithnjë e më shumë politizimin e Policisë së Kosovës dhe ndërhyrjen politike të Qeverise së Kosovës në drejtësi. Është për keqardhje që polica merr urdhra të tilla për arrestim të njerëzve të cilët kërkojnë drejtësi dhe i mbron shkelësit e drejtësisë”, tha Deda.
XS
SM
MD
LG