Ndërlidhjet

Tre të arrestuar për kontrabandim me migrantë


Ilustrim
Ilustrim
Në kuadër të bashkëpunimit me agjencisë zviceriane të sundimit të ligjit, Njësia Hetuese e Policisë Kufitare të Kosovës, ka arrestuar sot në mëngjes tre persona si të për krim të organizuar dhe kontrabandim me migrantë.

Sipas një kumtese të lëshuar nga misioni EULEX, tre të arrestuarve iu janë bastisur edhe pronat që gjenen në rajonin e Gjilanit dhe Vitisë.

“Aksioni i Njësisë Hetuese të Policisë Kufitare të Kosovës u zhvillua në bashkëpunim me agjencitë zvicerane të sundimit të ligjit, të cilat zhvilluan operacione të njëkohshme të arrestimit dhe të bastisjes në Zvicër”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga misioni EULEX.

Arrestimet e sotme sipas EULEX, janë arrestuar si pjesë e një hetimi që është duke vazhduar të cilin po e udhëheq një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
XS
SM
MD
LG