Ndërlidhjet

Yatsenyuk: Askush nuk do ta cenojë gjuhën ruse


U.D. i kryeministrit të Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk

U.D. i kryeministrit të Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk

U.d. i kryeministrit të Ukrainës Arseniy Yatsenyok, ka thënë sot se gjuha ruse është gjuhë zyrtare dhe i ka të njëjta të drejta të përdorimit sikurse gjuha ukrainase në rajonet Ukrainase ku mbizotërojnë banorët që flasin rusisht.

Në një fjalim të mbajtur sot para banorëve të rajoneve jugore dhe juglindore të Ukrainës, Yatsenyuk ka bërë me dije se garancitë për përdorimin e gjuhës ruse janë në nenin 10 të Kushtetutës së Ukrainës.

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, siç ja thënë Yatsenyuk, nuk është në rend dite ndërsa pjesa politike e një marrëveshje me BE-në, sipas tij, do të nënshkruhet këtë të premte në Bruksel.
XS
SM
MD
LG