Ndërlidhjet

Putin: Referendumi ishte demokratik


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në një adresim të tijin para parlamentit rus, ka thënë se referendumi në Krime ishte demokratik dhe në përputhje të plotë me normat ligjore ndërkombëtare.

Rezultati i referendumit të së dielës, sipas Putin, është “më shumë se bindës” dhe tashmë Krimeja është pjesë e pandashme e Rusisë.

Putin shtoi se Rusia i respekton të gjitha grupet etnike në Krime, dhe se ky vend sipas tij, do të ketë tri gjuhë zyrtare, atë ruse, gjuhën e tatarëve si dhe gjuhën ukrainase.

Putin ka shtuar se marrëdheniet “vëllazërore” me popullin ukrainas kanë një rëndësi të madhe në Rusi, por sipas tij, ishin neo-nazistët dhe anti-semitët janë ata të cilët po e përcaktojnë fazën politike në Ukrainë.

Presidenti Putin e ka njohur një ditë më parë Krime si shtet i pavarur pavarësisht pse kjo po kundërshtohet nga bashkësia ndërkombëtare.

Putin e ka thënë këtë vetëm disa orë pasi që parlamenti i Krimesë e ka shpallur pavarësinë dhe ka plikuar zyrtarisht për anëtarësim në federatën ruse.
XS
SM
MD
LG