Ndërlidhjet

Fabius: Rusia pezullohet nga pjesëmarrja në G8


Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius
Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius
Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius, thotë se udhëheqësit e G8 kanë vendosur që të pezullojnë pjesëmarrjen e Rusisë në klubin e fuqive botërore dhe atë për shkak të veprimeve të Moskës në Krime.

Teksa ka folur sot për radio stacion francez, Fabius ka thënë se “kemi vendosur të pezullojmë pjesëmarrjen e Rusisë dhe është parashikuar që të gjitha vendet tjera të jenë bashkë, por pa Rusinë”.

Anëtarët e tjerë të G8, Franca, Anglia, Gjermania, Kanadaja, Shetet e Bashkuara, Japonia dhe Italia qenë zotuar më parë se do të pezullojnë përgatitjet për samitin që ishte planifikuar të mbahet në qytetin turistik rusm Sochi.

Fabius ka shkaktuar tronditje të hënën në Rusi pas anulimit të vizitiës së tij në Moskë dhe ka thënë se Franca mund të ndaloj punën në ndërtimin e helikopterëve që mbajnë dy anije luftarake e që po ndërtoheshin për Rusinë.

Zëvendëskryeministri rus, tha se këto deklarata të Francës e “zvogëlojnë besimin”.
XS
SM
MD
LG