Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Fondi për shpëtimin e eurozonës, është legal


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Kushtetuese gjermane ka bërë me dije se fondi për shpëtimin e eurozonës, i njohur si Mekanizmi i Stabilitetit Evropian, është i ligjshëm.

Gjykata ka vendosur sot se fondi prej 700 miliardë eurosh, nuk shkelë të drejtat e Bundestagut gjerman për të marrë vendime mbi çështjet buxhetore.

Mekanizmi i Stabilitetit Evropian është krijuar në vitin 2012, me qëllim të sigurimit të mjeteve financiare për vendet e BE-së, që kanë kriza financiare.

Ligjshmëria e këtij mekanizmi ishte kundërshtuar nga një gjykatë gjermane duke kërkuar më pas interpretim nga Gjykata kushtetuese e këtij vendi.
XS
SM
MD
LG