Ndërlidhjet

logo-print

Hague: Britania ndërpret bashkëpunimin ushtarak me Rusinë


William Hague

William Hague

Sekretari i jashtëm britanik William Hague, ka bërë me dije se Britania e ka pezulluar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, pas pas veprimeve të Moskës për ndarjen e Krimesë nga Ukraina.

Gjatë një deklarate të bërë në parlamentin britanik, Hague tha se presidenti Putin, me veprimet e tija, e ka zgjedhur rrugën e izolimit të Rusisë.

Putin sipas tij, po ua mohon qytetarëve të vendit të tij dhe atyre të Krimesë, bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe anëtarësimin e plotë në organizata ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG