Ndërlidhjet

Egjipt: Denohen katër polic për vrasjen e 37 të paraburgosurve


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë në Egjipt i ka dënuar katër polic për vrasjen e 37 të paraburgosurve islamik gjatë verës së kaluar.

Shumica nga të vrarët kishin qenë përkrahës të presidentit të përmbysur Muhamed Morsi.

Njëri nga policët e dënuar që kishte qenë oficer, u dënua me dhjetë vite burgim derisa tre të tjerë u suspenduan për një vit.
Të gjithë u dënuan për vrasje nga pakujdesia dhe mbi akuzën për neglizhencë.

Avokatët dhe familjet e dëmtuara, këtë dënim e kanë cilësuar si të lehtë duke thënë se policët është dashur të dënohen për vrasje.

Të paraburgosurit ishin vrarë teksa po transportoheshin me kamion nga stacioni i policisë për në burgun në Kairo, kamion në të cilin kishte shpërthyer gazi lotsjellës.
XS
SM
MD
LG