Ndërlidhjet

Plagosen tre ushtarë izraelit në kufirin me Sirinë


Ilustrim
Ilustrim
Të pakten tre ushtarë izraelitë janë plagosur në një shpërthim që ka ngjarë në kufirin izraelito-sirian në rajonin Golan.

Në një deklaratë të lëshuar, ushtria izraelite ka bërë me dije se mjeti që ka shpërthyer kishte cak patrullën kufitare, përkatësisht ushtarët që patrullojnë në kufirin izraelito sirian.

Burimet e atjeshme ushtarake, thanë se shpërthimi i së martës u shkaktua nga një bombë që ishte vendosur pranë një muri rrethues që gjendet në këtë kufi.

Siq kanë njoftuar burimet, lëndimet e ushtarëve nuk janë të natyrës së rëndë.

Radioja ushtarake njoftoi se forcat izraelite janë përgjigjur me armë zjarri ndaj këtij sulmi me bombë.
XS
SM
MD
LG