Ndërlidhjet

Propozohet sanksionimi i 32 zyrtarëve rus


Ilustrim

Ilustrim

Komiteti i punëve të jashtme i Parlamentit Evropian të martën propozoi që 32 zyrtarë rus, të sanksionohen nga BE-ja për shkak të përfshirjes së tyre në vdekjen e avokatit rus Sergei Magnitsky.

Një gjë e tillë ishte kërkuar më herët nga Parlamenti Evropian, por nga disa vende ishte bllokuar një masë e tillë.

Propozimi i Komitetit për punë të jashtme vjen një ditë pasi që ministrat e jashtëm të BE-së vënë sanksione kundër disa shtetasve rus dhe atyre në Krime për rolet e tyre në krizen në Ukrainë.

Propozimi i dalë nga Komiteti për punë të jashtme, pritet të miratohet me shumicë dërmuese gjastë seancës së Parlamentit Evropian që pritet të mbahet në muajin prill.
XS
SM
MD
LG