Ndërlidhjet

Shpërbëhet koalicioni qeverisës në Kirgizi


Omurbek Tekebaev, drejtues i partisë Ata-Meken në Kirgizi

Omurbek Tekebaev, drejtues i partisë Ata-Meken në Kirgizi

Partia Ata-Meken (Atdheu) në Kirgizi ka bërë me dije tërheqjen e saj nga koalicioni qeverisës, që do të thotë se po shpërbëhet qeveria e atjeshme.

Omurbek Tekebaev, udhëheqës i kësaj partie, largimin nga koalicioni e ka bërë me dije pas një mbledhje që kishin zyrtarët e lartë të kësaj partie.

Kryeministri Jantoro Satybaldiev, sipas kësaj partie, e ka humbur të drejtën morale për të vazhduar edhe më tutje ngase sipas tyre, një udhëheqës kriminal u lirua para kohe nga burgu dhe më pas ai u arratis nga vendi.

Ata –Meken ishte pjesë e koalicionit qëverisës që nga shtatori i vitit 2012 së bashku me Partinë social-demokrate dhe partinë Ar-Namys (Dinjiteti).

Ministrat do të qëndrojnë në postet e tyre deri në formimin e qeverisë së re.
XS
SM
MD
LG