Ndërlidhjet

logo-print

Moldavia e paralajmëron Rusinë që të mos veproj atje si në Krime


Presidenti i Moldavisë, Nicolae Timofti

Presidenti i Moldavisë, Nicolae Timofti

Moldavia e ka paralajmëruar Rusinë që të mos e bëjë asnjë lëvizje për shkëputjen e rajonit të saj Transdniester, në të njëjten mënyrë siq Rusia e ka marrë kontrollin mbi Krimenë ukrainase.
Presidenti moldav Nicolae Timofti, tha sot se Rusia do të bënte gabimin më të madh në qoftë se e pranon kërkesën e kryetarit të Parlamentit të Transdniesterit, për tu shqyrtuar mundësia e ndarjes së këtij rajoni moldav dhe bashkimin e tij me Federatën Ruse.

Në vitin 2006, Transdniesteri ka mbajtur një referendum të ngjashëm me atë që është mbajtur të dielën në Krime, në të cilin 97 për qind e popullsisë kanë votuar në favor të bashkimit të rajonit separatist me Rusinë.

Transdniesteri, i cili ka ngecur midis Moldavisë dhe Ukrainës, ka shpallur pavarësinë më 1990.

Dy palët kanë bërë një luftë të shkurtër më 1992, e cila ka përfunduar kur ushtria ruse ka ndërhyrë në anën e Transdniesterit.

Pavarësia e Transdniesterit nuk është njohur nga asnjë shtet.
XS
SM
MD
LG