Ndërlidhjet

logo-print

Militantët thonë se ka vdekur udhëheqësi rebel i çeçenëve


Udhëheqësi i rebelëve çeçen, Doku Umarov

Udhëheqësi i rebelëve çeçen, Doku Umarov

Një faqe e internetit e militantëve islamikë në një postim të bërë, ka njoftuar se udhëheqësi i rebelëve çeçen Doku Umarov “ka rënë martir”.

Postimi në faqen Kavkaz Tsentr nuk ka dhënë më shumë hollësi se ku apo kur ka vdekur Umarov.

Raporte për vrasjen e tij ka pasur edhe gjatë vitit të kaluar por të njëjtat nuk janë konfirmuar asnjëherë dhe rebelët çeçenë në vazhdimësi kanë mohaur se prijësi i tyre është vrarë.

Ky postim është i pari i këtij lloji ku mbështetësit e Umarov e kanë raportuar zhdukjen e liderit të tyre.

Informacioni i postuar sot, është përqendruar në jetën e Umarov që nga viti 1994 kur Umarov “kishte shkuar për xhihad”.

Umarov ka qenë përgjegjës për një seri sulmesh që kishin për cak qeverinë e Rusisë dhe aleatët e saj në rajonin e trazuar rus të Kaukazit verior.
XS
SM
MD
LG