Ndërlidhjet

Yatsenyouk: Konflikti me Rusinë ka arritur në “fazë ushtarake”


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyouk
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyouk
U.d,. i kryeministrit të Ukrainës Arseniy Yatsenyouk, ka thënë sot se konflikti i Ukrainës me Rusinë ka lëvizur dhe tashmë gjendet në “fazë ushtarake”.

Yatsenyouk tha se ushtarët rus kanë filluar të shtënat në drejtim të ushtarakëve të Ukrainës.

Këtë veprim, ai e ka quajtur “krim lufte”.

Këto deklarata nga Yatsenyouk u bënë pasi që një zëdhënës ukarinas i ushtrisë ka bërë me dije se një ushtar ukrainas është vrarë në Krime.

Shumë objekte të ushtrisë ukrainase në Krime, së fundi janë nën kontrollin e forcave ruse.
XS
SM
MD
LG