Ndërlidhjet

Reagon Shtëpia e Bardhë pas traktateve për aneksimin e Krimesë


Ilustrim
Ilustrim
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara e kanë në plan vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë, pas aneksimit të Krimesë ukrainase nga ana e Moskës.

Zëdhënësi Jay Carney, tha se Shtetet e Bashkuata e dënojnë nënshkrimin e traktateve, që e bëjnë Krimenë e Ukrainës dhe qytetin e Sevastopolit pjesë të Federatës Ruse.

Ai këtë veprim e ka quajtur si “aneksim në tentativë” duke vënë në pah, se Uashintoni nuk e njeh atë.

Sa u përket sanksioneve, Carney tha se shumë të tilla do të pësojnë.

Shtetet e Bashkuara një ditë më parë kanë vendosur sanksione ndaj 11 zyrtarëve rus dhe atyre pro-rus në Krime.
XS
SM
MD
LG