Ndërlidhjet

Nëntë të vdekur nga një aksident në Republikën Domenikane


Ilustrim

Ilustrim

Nëntë persona kanë vdekur si rezultat i një aksidenti mes një autbusi dhe një kamioni në Republikën Domenikane.

Pesë të tjerë, sipas policisë janë plagosur në këtë aksident që ka ngjarë në qytetin Tabara Abajo në jugperëndim të Karaibeve.

Në mesin e të lënduarve, janë edhe shoferët e dy automjeteve.

Shkaqet e aksidentit, po hetohen nga autoritetet e atjeshme policore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, bën me dije se Republika Domenikane ka numrin ndër më të lartit në botë për sa i përket numrit të personave që vdesin në rrugë, dhe atë 42 për 100 mijë banorë.
XS
SM
MD
LG