Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Sanksionet do të kenë pasoja


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se sanksionet e perëndimit që kanë për qëllim ndëshkimin e Rusisë pas ndërhyrjes së saj në Ukrainë, janë “absolutisht të papranueshme” dhe si të tilla, sipas tij, nuk do të kalojnë pa “pasoja” .

Këtë mesazh sipas ministrisë ruse, ministri Lavrov ia ka thënë sekretarit amerikan të shtetit John Kerry, gjatë një bisede që ata kanë zhvilluar pak pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina, një veprim ky i Rusisë, që është i papranueshëm nga SHBA-të dhe BE-ja.

Ministria e jashtme ruse, nuk ka bërë me dije se cili do të jetë reagimi i Kremlinit zyrtar ndaj SHBA-ve dhe BE-së.

SHBA-të dhe BE-ja të hënën kanë vënë sanksone për disa zyrtarë të Rusisë dhe disa zyrtarë pro-rus të Krimesë.
XS
SM
MD
LG