Ndërlidhjet

Perëndimi i dënon aksionet e Rusisë për aneksimin e Krimesë


Liderët perëndimorë po e dënojnë nënshkrimin e marrëveshjeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që Krimeja në Ukrainë dhe qyteti Sebastopol, të bëhen pjesë e Federatës Ruse.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha në Bruksel se “Rusia nuk i ka përfillur të gjitha thirrjet për tërheqje në linjë me të drejtën ndërkombëtare” dhe ka tërhequr vërejtjen kundër vazhdimit të “rrugës së rrezikshme”, e cila do ta thellonte izolimin ndërkombëtar të Moskës.

Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, aneksimin e Krimesë e ka quajtur “kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” dhe tha se Uashingtoni do të imponoj më tepër sanksione në reagim ndaj kësaj lëvizjeje të Rusisë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë biseduar me telefon për krizën në Ukrainë.

Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares Merkel, tha se ata janë pajtuar se integriteti territorial i Ukrainës ka pësuar “goditje të papranueshme”.
XS
SM
MD
LG