Ndërlidhjet

Lituani: Biden takohet me zyrtarë të lartë të vendeve baltike


Joe Biden
Joe Biden
Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Lituani, në kuadër të turneut të tij dyditësh në rajon, për t’i siguruar aleatët e NATO-s, se Uashingtoni i mbështet ata lidhur me krizën në Ukrainë.

Gjatë qëndrimit në këtë vend, Biden do të takohet me presidenten e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, ndërsa ndaras do të bisedoj edhe me presidentin e Letonisë, Andris Berzins.

Të tre liderët, poashtu, së bashku do të takohen për drekë.

Biden dje është takuar edhe me presidentin e Estonisë, Tomas Hendrik Ilves.

Zoti Biden në Lituani ka arritur nga Varshava, ku e dënoi anakesimin e Krimesë nga ana e Rusisë, duke e cilësuar si “plaçktije të tokës”, që paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Sot më vonë gjatë ditës ai kthehet në Uashington.
XS
SM
MD
LG