Ndërlidhjet

logo-print

Ban: Bisedime të menjëhershme për krizën në Ukrainë


Ban Ki-moon

Ban Ki-moon

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar fillim të menjëhershëm të “dialogut konstruktiv” për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha mbrëmë se zoti Ban i ka intensifikuar përpjekjet e tij diplomatike për reduktimin e tensioneve dhe ka pasur kontakte të nivelit të lartë me palët kryesore të involvuara.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se sot më vonë gjatë ditës, do të mbahen dëgjime nga zyrtarët e OKB-së, që aktualisht e vizituan Ukrainën.
XS
SM
MD
LG