Ndërlidhjet

Malajzi: Dita e 12-të e kërkimit të aeroplanit të zhdukur


Një helikopter i Vietnamit që ishte i përfshirë në kërkim për aeroplanin e zhdukur

Një helikopter i Vietnamit që ishte i përfshirë në kërkim për aeroplanin e zhdukur

Kërkimi për aeroplanin e zhdukur të kompanisë ajrore të Malajzisë ka hyrë në ditën e 12-të, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për fatin e 239 njerëzve që ishin në aeroplan.

Kërkimi për aeroplanin në fluturimin MH370, është zgjeruar në më tepër se 7 milionë kilometra katrorë, pasi kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, tha se aeroplani kishte fluturuar shtatë orë pasi ishte shkqyur sistemi kryesor i sinjalizimit.

Zyrtarët e Malajzisë vlerësojnë se zhdukja e aeroplanit është akt i “qëllimshëm”.

Aeroplani u zhduk më 8 mars derisa fluturonte prej Kuala Lumpurit për në Pekin.
XS
SM
MD
LG