Ndërlidhjet

Japoni: Abe e dënoi aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë


Shinzo Abe

Shinzo Abe

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, e ka dënuar lëvizjen e Rusisë për aneksimin e Krimesë në Ukrainë.

Duke folur sot para një komiteti parlamentar në Tokio, ai tha se nënshkrimi i marrëveshjes së presidentit rus, Vladimir Putin, për aneksimin e gadishullit Krime në Detin e Zi, paraqet “një aksion që e shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Abe theksoi se Japonia do të konsultohet me aleatët e Grupit 7 për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm kundër Rusisë.
XS
SM
MD
LG