Ndërlidhjet

Krime: Depërtim me dhunë në selinë e marinës së Ukrainës


Një nëndetëse ushtarake në portin Sebastopol në Detin e Zi
Një nëndetëse ushtarake në portin Sebastopol në Detin e Zi
Nga qyteti Sevastopol raportohet se forcat pro-ruse kanë depërtuar me dhunë në selinë e Marinës së Ukrianës dhe e kanë ngritur flamurin e Rusisë.

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se disa qindra demonstrues pro-rusë u tubuan afër kësaj baze, e pastaj me forcë depërtuan në kompleks, me ç’rast flamurin e Ukrainës e zëvendësuan me atë të Rusisë.

Raporthet se protestuesit kanë kërkuar që marinarët ukrainas të largohen nga baza.

Agjencia perëndimore e lajmeve Associated Press tha se selia e marinës ishte sulmuar nga forcat e “vetëmbrojtjes” së Krimesë.
XS
SM
MD
LG