Ndërlidhjet

Ukrainë: Zyrtarët e lartë dërgohen në Krime


Një nëndetëse ushtarake në qytetin-port Sebastopol

Një nëndetëse ushtarake në qytetin-port Sebastopol

Pas raporteve për depërtim të forcave të Krimesë në selinë e Marinës së Ukrainës në qytetin-port Sebastopol, dhe vendosjes së flamurit të Rusisë, në Krime janë dërguar zyrtarë të lartë ukrainas.

Ministri i përkohshëm i mbrojtjes, Ihor Tenyukh, dhe zëvendëskryeministri i parë, Vitaly Yaremaa, udhëtuan për në rajon në përpjekje për ta “zgjidhur situatën”.

Më herët ka pasur raporte se sot, masa prej disa qindra njerëzve, përfshirë edhe pjesëtarë të të ashtuquajturave “forca të vetëmbojtjes” dhe demonstrues, depërtuan në territorin e kompleksit të bazës.

Nuk ka pasur raporte për dhunë.

Një zëdhënës i marinës ukrainase tha se njerëzit që depërtuan në bazë nuk ishin të armatosur.

Pjesëtarët ukrainas qëndronin roje jashtë ndërtesës në këtë bazë.
XS
SM
MD
LG