Ndërlidhjet

Krime: Rrëmbehet dhe lirohet një korrespondent i REL-it


Gazetari Levko Stek

Gazetari Levko Stek

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë thotë se është rrëmbyer për një kohë të shkurtër nga persona të panjohur në Krime këtë javë dhe më vonë ishte lënë në një fushë të braktisur.

Korrespondenti Levko Stek, në rrjetin Facebook tha se ai kishte arritur në Krime në dielën më 16 mars.

Të hënën, ai ishte tërhequr nga një autobus në qytetin Bakhchysarai, në Krimenë qendrore, nga një grup i njerëzve të panjohur dhe ia kishin vendosur prangat dhe një thes të zi në kokë dhe e kishin futur në pjesën e prapme të një automobili.

Pas një kohe të gjatë, ai thotë se ata e kishin lënë atë në një fushë, duke i tërhequr vërejtjen që kurrë më të mos udhëtoj në Krime.
XS
SM
MD
LG