Ndërlidhjet

Grybauskaite: Vizita e Bidenit është “simbolike”


Joe Biden gjatë takimit me Dalia Grybauskaite në Vilnius
Joe Biden gjatë takimit me Dalia Grybauskaite në Vilnius
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i fillon takimet me presidentët e Lituanisë dhe Letonisë, në përpjekje për t’i sigurar ata në periudhën e okupimit dhe aneksimit të Krimesë në Ukrainë nga ana e Rusisë.

Vizita është pjesë e udhëtimit dyditësh në rajon, me ç’rast Biden është takuar edhe me zyrtarët e lartë të Polonisë dhe të Estonisë.

Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, vizitën e zotit Biden e quajti “simbolike” dhe në fillim të bisedës në kryeqytetin Vilnius, i tha atij se aksionet e Rusisë në Ukrainë janë “alarmuese”.

Joe Biden takohet ndaras edhe me presidentin e Letonisë, Andris Berzins.

Pas bisedimeve të ndara mbahet edhe një takim i përbashkët.
XS
SM
MD
LG