Ndërlidhjet

Gjykata kushtetute ruse e quan traktatin e ligjshëm


Valery Zorkin, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Rusisë
Valery Zorkin, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Rusisë
Gjykata Kushtetuese e Rusisë ka bërë me dije sot, se aneksimi i Krimesë është i ligjshëm.

Kryetari i kësaj gjykate, Valery Zorkin tha se traktati për “pranimin e Republikës së Krimesë dhe qytetin e Sevastopolit në Rusi” është i ligjshëm dhe në përputhje me kushtetutën ruse.

Parlamenti i Rusisë pritet që traktatin e nënshkruar dje nga presidenti Vladimir Putin dhe autoritetet pro-ruse në Krime, ta miratojë këtë javë.

Traktati është nënshkruar vetëm dy ditë pas mbajtjes së referendumit në gadishullin ukrainas Krimeja që ky i fundit të bashkohet me federaten ruse dhe të ndahet nga Ukraina.
XS
SM
MD
LG