Ndërlidhjet

Vjenë: Vazhdojnë bisedimet për programin bërthamor të Iranit


Ilustrim
Ilustrim
Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë filluar ditën e dytë që është e fundit e bisedimeve në Vjenë, në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Ministri i jashtëm iranian Mohammed Javad Zarif, tha se bisedimet po shkojnë mirë, ndërsa u shpreh optimist se Teherani dhe gjashtë fuqitë botërore, mund të arrijnë një marrëveshje deri më 20 qershor.

Kryenegociatori iranian Abbas Araqchi, tha në anën tjetër, se është shumë herët për tu arritur një marrëveshje e përhershme.

Por sipas tij, bisedimet e Iranit do të vazhdojnë ndërsa takimi tjetër me fuqitë botërore, është planifikuar të mbahet më 7 dhe 8 prill.

Negociatat që po zhvillohen në Vienë kanë për qëllim arritjen e një marrëveshje afatgjate rreth armëve bërthamore të Iranit.

Fuqitë botërore po kërkojnë nga Irani kufizim të aktivitetit bërthamor në këmbim të heqjes së disa sanksioneve.

Marrëveshjja e përkohshme që ishte arritur për këtë çështje do të skadoj në korrik.
XS
SM
MD
LG