Ndërlidhjet

Marsh protestues për dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit


Ilustrim

Ilustrim

Disa qindra qytetarë në Prizren, janë tubuar në sheshin “Shatërvani”, prej ku kanë nisur marshin protestues drejt Kuvendit komunal, me kërkesën për dorëheqjen e kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Marshi protestues ka nisur në orën 12.

Protestuesit po bartin parullat në të cilat kërkohet dorëheqja e kryetarit Muja, si dhe sloganet se as “ dorëheqja nuk mjafton”.

Javë më parë, Muja është shpallur fajtor nga gjykata për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me dy vjet burgim me kusht, si dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve gjatë tri vjetëve të ardhshme.

Pas protestave që kanë nisur në Prizren tash e disa ditë, Muja, ditën e martë, ka pezulluar detyrën e kryetarit deri në vendimin e gjykatës ndaj ankesës së tij kundër dënimit që iu bë.

Por, protestat e qytetarëve me kërkesën për dorëheqjen e tij kanë vazhduar edhe sot, për shkak se, pezullimi i detyrës së kryetarit nga Muja, është cilësuar si e jashtëligjshme, meqë në ligjet e Kosovës pezullimi i detyrës së kryetarit nuk njihet si kategori ligjore.
XS
SM
MD
LG