Ndërlidhjet

logo-print

Biden: Rusia në “rrugë të errët”


Zëvendespresidenti amerikan Joe Biden gjatë takimit me presidenten e Lituanisë Dalia Grybauskaite

Zëvendespresidenti amerikan Joe Biden gjatë takimit me presidenten e Lituanisë Dalia Grybauskaite

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, gjatë vistiës së tij në Lituani, ka thënë se Rusia është në “rrugë të errët” dhe drejt izolimit, pas veprimeve të saja në Krime.

Teksa kanë folur bashkë me presidenten lituaneze Dalia Grybauskaite dhe presidentin letonez Andris Berzis, Biden është zotuar se NATO-ja do të përgjigjet ndaj “çdo agresioni” që është kundër shteteve anëtare.

Biden ka thënë se presidenti Obama, do të dëshironte që samiti i ardhshëm i NATO-s që është planifikuar të mbahet në Wales, të shfrytëzohej për të siguraur anëtarët e NATO-s se mund të thirren në nenin 5, ku parashihet angazhimi kolektiv për tu mbrojtur.

Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, veprimet e Rusisë i ka cilësuar si “kërcenim direkt për sigurinë tonë rajonale” ndërsa shtoi se duhet të merren të gjitha masat për tu mbrojtur nga kërcenimet.

Vizita e Biden në Vilnius ishte pjesë e një vizite rajonale dy-ditore me qëllim të sigurimit të aleatëve pas lëvizjeve nga ana e Moskës.

Gjatë të martës, Biden ishte në Varshavë ku e ka realizuar një takim me kryeministrin polak Donald Tusk dhe presidentin estonez Toomas Hendrik Ilves.
XS
SM
MD
LG