Ndërlidhjet

Thaçi: Vendimi për rritjen e rrogave nuk shkakton inflacion


Hashim Thaçi, foto nga arkivi
Hashim Thaçi, foto nga arkivi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një deklarate për shtyp ka reguar ndaj, siç ka thënë, “zërave që po përhapin panik në publik, duke pretenduar se vendimi për të rritur për 25 % rrogat e punonjësve të shtetit, shkakton inflacion”.

Duke vlerësuar se rritja e pagave nuk nënkupton rritjen e masës monetare, se shtimi në rroga mund shfrytëzohet edhe për kursim, e jo vetëm për konsum dhe duke cekur varshmërinë e ekonomisë së Kosovës nga importet, kryeministri i Kosovës ka thënë se “vendimi për rritjen e pagave ka qenë një vendim i matur dhe është i mbështetur në mundësitë e buxhetit të qeverisë së Kosovës, i cili falë politikave efikase ekonomike është rritur ndjeshëm”.

Në deklaratën e tij, zoti Thaçi ka ofruar mes tjerash garanci se “qeveria është shumë e kujdesshme dhe efikase me politikat buxhetore” dhe se “nuk është aspak rastësi që qeveria e Kosovës sot ka borxhin më të ulët publik në Evropë”.
XS
SM
MD
LG