Ndërlidhjet

logo-print

Cameron e paralajmëron Rusinë për përjashtim të përhershëm nga G8-a


kryeministri britanik, David Cameron

kryeministri britanik, David Cameron

Kryeministri britanik David Cameron, ka paralajmëruar sot se Rusia mund të përballet me përjashtimin e përhershëm nga G8-a, në qoftë se Moska ndërmerr hapa të tjerë kundër Ukrainës.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden, tha në anën tjetër, se Rusia është në “rrugë të errët” dhe drejt izolimit.

Ministri i hashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, bëri thirrje për një marrëveshje të shpejtë sipas të cilës misioni vëzhgues i OSBE-së do të niste veprimtarinë në Ukrainë dhe rajonin e aneksuar të Krimesë.

Shtetet e bashkuara dhe BE-ja e kanë kundërshtuar aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë, duke e vlerësuar këtë si “rrëmbim të tokës”.

Ministria e jashtme ruse i ka akuzuar shtetet perëndimore për shkeljes të premtimit për respektimin e marrëveshjes së 1994-tes.
XS
SM
MD
LG