Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi hedh poshtë krahasimet me Krimenë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe ndarja e Kosovës nga Serbia nuk mund të krahasohen “në asnjë rrethanë” dhe përpjekjet e fundit për të tërhequr paralele mes tyre janë “të paqëndrueshme”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për revistën Business New Europe.

“As rrethana juridike, as politike, as historike. Ne nuk kemi ndryshuar kufijtë, ne i kemi pasur që më parë. Kosova është krijuar pas gjenocidit që ka kryer Serbia, pas dëbimit të 1 milion qytetarëve nga ana e Serbisë, pas ndërhyrjes humanitare të NATO-s, pas bisedimeve për paqe në Rambuje, por edhe nga dialogu që ka kulmuar me marrëveshje me SHBA-në dhe Rusinë gjithashtu”, ka thënë Thaçi.

“Kjo do të thotë se pavarësia e Kosovës është krijuar pas negociatave që kanë pasuar luftën. Andaj, krahasimet midis Kosovës dhe rastit të Krimesë janë krejtësisht të paqëndrueshme”, ka shtuar ai.
XS
SM
MD
LG