Ndërlidhjet

Timoshenko lirohet nga spitali


Ilustrim
Ilustrim
Ish –kryeministrja e Ukrainës e cila është liruar nga burgu javë më parë, Yulia Timoshenko, sot është liruar nga një spital në Gjermani ku ajo po shërohej .

Shumë shpejt pritet kthimi i saj në Ukrainë.

Klinika Charite në Berlin, ka bërë me dije se Timoshenko u lirua pas 12 ditësh të qëndrimit në spital, ku ajo morri dy injeksione në boshtin kurrizor si rezultat i problemeve shëndetësore që i kishte ajo.

Injeksionet sipas klinikës i kanë reduktuar në masë të madhe, dhimbjet që kishte Timoshenko.

Me marrjen e këtyre injeksioneve janë përmirësuar edhe problemet në këmbë që kishte ajo.

53 vjeçarja Timoshenko, sipas deklaratës, gjatë qëndrimit në klinikë ka qenë në fizioterapi intenzive.

Timoshenko qe liruar nga burgu në Ukrainë më 23 shkurt pasi rivali i saj politik Viktir Yanukovych ishte përmbysur si rezultat i protestave anti-qeveritare.

Ajo kishte qëndruar në burg për dy vite e gjysmë nën akuzat për abuzim me pushtetin.

Kritikët patën vlerësuar se organi i akuzës në këtë rast, kishte qenë i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG