Ndërlidhjet

Amnesty International kërkon hetim ndaj ligjvënësit ukrainas


Ilustrim
Ilustrim
Amnesty International iu ka bërë thirrje autoriteteteve ukrainasem që menjherë të nisin hetimet dhe të sjellin para drejtësisë një ligjvënës ukrainas dhe disa persona të tjerëm të cilët janë filmuar duke e sulmuar fizikisht një udhëheqës të televizionit.

Videoja e publikuar kishte shfaqur udhëheqësin e kanalit të parë kombëtar Oleksandr Panteleymonov, teksa e kishte pësuar një shuplakë dhe ishte detyruar të nënshkruaj një letër të dorëheqjes.

Amnesty International grupin sulmues e ka quajtur “grup banditësh”.

Grupi i cili ishte filmuar nga një kamerë e televizionit rus, e kishte sulmuar udhëheqësin e këtij televizioni nën akuzën se ai po punonte për autoritetet ruse.

Grupi i sulmuesve përfshin anëtarin e Parlamentit Kombëtar ukrainas, Igor Miroshnichenko.

Amnesty International ka vënë në pah faktin, se si pjesë e parlamentit, Miroshnichenko është në komitetin parlamentar për lirinë e fjalës.

Hulumtuesi i Amnesty International për Ukrainën Heather McGrill, ngjarjen e parë në televizion e ka quajtur “të habitshme”.
XS
SM
MD
LG