Ndërlidhjet

Ukrainë: Regjim vizash për shtetasit rus


Ilustrim

Ilustrim

Teksa Rusia ka filluar të lëshoj pasporta ruse për banorët e gadishullit Krimeja, Ukraina ka bërë me dije se do të vendosë regjimin e vizave për shtetasit rus që duan të vizitojnë Ukrainën.

Ukraina gjithashtu ka paralajmëruar largimin e saj nga Bashkimi i shteteve të pavarura të ish-Bashkimit Sovjetik, i cili udhëhiqet nga Rusia.

Njoftimet për lëshimin e pasaportave në Krime nga ana e Rusisë duke i quajtur banorët e Krimesë si shtetas rus dhe njoftimet nga ana e Ukrainës për regjimin e vizave ndaj shtetasve rus, erdhën një ditë pasi që presidenti rus Vladimir Putin dhe autoritetet pro-ruse në Krime, nënshkruan traktatet për aneksimin e gadishullit Krimeja.
XS
SM
MD
LG