Ndërlidhjet

Ukraina heq dorë nga organizimi i Eurobasket 2015


Ilustrim
Ilustrim
Ukraina ka bërë me dije se ka hequr dorë nga mikpritja e turnetut basketbollistik Eurobasket 2015, duke përmendur kështu situatën e fundit të krijuar në Ukrainë.

Shefi i komitetit organizues të Ukrainës, Markian Lubkivsky, tha sot se është e pamundur që Ukraina të jetë në gjendje të organizoj këtë kampionat për shkak të rrethanave ekonomike e politike që janë aktualisht në Ukrainë.

Kampionati evropian sipas tij, kërkon planifikim dhe angazhim të mijëra njerëzve.

Ai shfaqi shpresën, se Ukraina do të jetë në gjendje të jetë nikoqire në vitin 2017.
XS
SM
MD
LG