Ndërlidhjet

Gjenden objekte që mund t’i përkasin aeroplanit të zhdukur


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka thënë se imazhet satelitore kanë gjetur dy objekte, të cilat mund t’i përkasin aeroplanit të zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines.

Ai i ka thënë Parlamentit australian se bëhet fjalë për “informacione të reja dhe të besueshme në lidhje me kërkimet në jug të Oqeanit Indian”.

Zyrtarët australianë thonë se objektet ndodhen rreth 2,500 kilometra në jugperëndim të qytetit Perth.

Aeroplani me 239 njerëz në bord është zhdukur më 8 mars, derisa udhëtonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin.

Kërkimet janë fokusuar në dy korridore të mëdha, njëri në pjesën jugore dhe qendrore të Azisë, ndërsa tjetri thellë në jug të Oqeanit Indian.
XS
SM
MD
LG