Ndërlidhjet

Përplasje midis Rusisë e Ukrainës në KS


Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin.

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin.

Ukraina dhe Rusia janë përplasur në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në lidhje me aneksimin e Krimesë nga Moska.

Ambasadori i Kievit në OKB, Yuriy Sergeyev, ka thënë se aneksimi i gadishullit është i paligjshëm dhe përbën copëtim të dhunshëm të territorit ukrainas.

Ndërkaq, ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, ka thënë se banorët e Krimesë kanë votuar lirshëm në referendum për bashkimin me Rusinë.

Gjatë takimit, ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power ka kritikuar “shpërfilljen flagrante të Rusisë ndaj opinionit global dhe të drejtave ligjore të Ukrainës”.

Ky ka qenë takimi i tetë i Këshillit të Sigurimit për Ukrainën brenda tre javësh.
XS
SM
MD
LG